Një grua nga Maryland tha se numrat e targës së një veture të vjetër nga e cila burri i saj refuzon të heqë dorë, i fituan asaj një çmim lotarie prej 50,000 dollarësh.
Gruaja tha se burri i saj ka një veturë të vjetër në oborrin e shtëpisë të cilën ajo e konsideron të shëmtuar dhe i ka kërkuar atij ta heqë qafe.
Ajo tha se po shikonte numrin pesëshifror në targën e veturës kohët e fundit kur vendosi të provonte të luante lotari.
Ata numra i fituan amerikanes 50,000 dollarë. /Telegrafi/