KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut ishte shteti i parë në rajon që finalizoi Agjendën e Reformave

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut ishte shteti i parë në rajon që finalizoi Agjendën e Reformave

Në kuadër të Takimit të Tretë të Mekanizmit Nacional Konsultativ për Agjendën e Reformave 2024–2027, të organizuar nga European Policy Institute – Skopje (EPI) dhe Ministria për Çështje Evropiane, u diskutua progresi i deritanishëm në zbatimin e Agjendës së Reformave, si dhe efektet konkrete që këto reforma po sjellin për qytetarët dhe institucionet në Maqedoninë e Veriut.

Bekim Sali theksoi rëndësinë e Agjendës së Reformave si instrument kyç për transformimin institucional dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut ishte shteti i parë në rajon që finalizoi Agjendën e Reformave dhe nënshkroi marrëveshjet në kuadër të Reform and Growth Facility, duke përmbushur kushtet për disbursimin e parafinancimit.

“U theksua se deri më tani fokusi ka qenë kryesisht në realizimin e hapave dhe obligimeve të përcaktuara, ndërsa tani është koha të flitet edhe për efektet konkrete dhe përfitimet që këto reforma sjellin për qytetarët dhe institucionet”.

“Në kuadër të agjendës së ngjarjes u zhvilluan diskutime tematike për tranzicionin energjetik dhe transformimin digjital, zhvillimin e sektorit privat dhe mjedisit afarist, kapitalin njerëzor, si dhe sundimin e së drejtës dhe qeverisjen e mirë. Gjithashtu, gjatë takimit u prezantuan gjetjet nga monitorimi pilot i Agjendës së Reformave dhe u diskutua progresi në zbatimin e reformave në periudhën aktuale”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu theksohet se në këtë takim u riafirmua përkushtimi për vazhdimin e reformave dhe avancimin e procesit të integrimit evropian, me theks se rruga evropiane kërkon rezultate, përgjegjësi dhe vizion afatgjatë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.