KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ligji i ri për Natyrën në RMV: Ekipe për kafshë të egra dhe qendra strehimore në fokus të mbrojtjes së mjedisit

Ligji i ri për Natyrën në RMV: Ekipe për kafshë të egra dhe qendra strehimore në fokus të mbrojtjes së mjedisit

Në ENER është publikuar Ligji i ri për Natyrën i cili parasheh formimin e ekipeve intervenuese për kafshë të egra dhe formimin e qendrave strehimore të kafshëve si pjesë e masave më të gjera për avancimin e mbrojtjes së natyrës.

Siç njoftuan nga Ministria e Ambientit Jetësor, kjo zgjidhje ligjore ka për qëllim të krijojë qasje sistematike në mbrojtje të resurseve natyrore. Ligji është i hapur për komente dhe pritet të mbahen së paku dy debate publike.

Qëllimi bazë i ekipeve intervenuese është menaxhimi me situata të paraqitjeve të kafshëve të egra në vendbanime e ku nevojitet reagim i shpejtë dhe zgjidhje efikase të problemeve.

Protokollet për ekipet intervenuese do të parashohin trajtim human të kafshëve. Në përputhje me vlerësimet e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e këtyre ekipeve, do të sjellin vendime në vendngjarje për atë se si do të veprohet me kafshën e lënduar që do të gjendet. Do të formohet dhe vendstrehim dhe për gjithë projektin nevojiten 300 mijë euro, deklaroi Vllatko Tërpevski – Udhëheqës i sektorit për natyrë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.