KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mexhiti: Duam forcimin e decentralizimit, numri real i komunave duhet të jetë 50 deri në 60

Mexhiti: Duam forcimin e decentralizimit, numri real i komunave duhet të jetë 50 deri në 60

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti thotë se duhet të shihet mundësi se a është momenti për ndarje të re territoriale dhe të shihet se cilat komuna janë efikase, cilat jo.

Ai vlerëson se ishte joefikase kur kishte 123 komuna, ndërsa tani ka 80 komuna. Shton se Maqedonia e Veriut duhet te ketë 50 deri 60 komuna që është numër real, komuna reale me mundësi dhe potencial real

“Maqedonia në komunizëm kishte 33 komuna, pastaj 123, tani 80, mendoj se numri real duhet të jetë 50 deri 60 komuna sipas numrit të popullsisë dhe territorit”, tha Mexhiti në “Top tema” në “TV Telma”.

“Propozimi im nuk i referohet vetëm komunave shqiptare, por gjitha 80 komunave, mendoj se nëse flisni me kryetarët e komunave i kanë të njëjtat probleme dhe kërkesa, ky model është model evropian. Duam forcimin e decentralizimit, sepse është një nga shtyllat kyçe të Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Mexhiti./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.