KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Basketbolli, sfidat dhe sporti në Kosovë – Fidan Shatri, mysafir në “Arena e Yjeve”

Basketbolli, sfidat dhe sporti në Kosovë – Fidan Shatri, mysafir në “Arena e Yjeve”

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, i ftuar ishte ish-trajneri i basketbollit dhe tashmë U.D. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, i cili foli për rrugëtimin e tij në basketboll, sfidat në sportin kosovar dhe projektet që pritet të ndikojnë në zhvillimin e sportit në vend. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gjatë bisedës, ai zbuloi se një nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij ishte puna me klubin e femrave të Prishtinës në basketboll, duke vlerësuar përkushtimin dhe frymën fituese që ishte krijuar brenda ekipit në atë periudhë.

Po ashtu, Shatri foli edhe për eksperiencën me grupmoshat U18 dhe U20 të Kosovës, duke e cilësuar si krenari drejtimin e Kombëtares dhe duke potencuar rëndësinë që kanë të rinjtë për të ardhmen e sportit kosovar.

Në pjesën tjetër të diskutimit, ai mori shembull kompaninë Exfis për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve financiare përmes Ligjit për Sponsorizim, duke theksuar se bashkëpunimi mes institucioneve dhe bizneseve private është shumë i rëndësishëm për avancimin e sportit në Kosovë.

Shatri u ndal edhe te klubet vendore, ku përgëzoi KB Trepçën dhe Dritën për profesionalizmin dhe organizimin, duke i cilësuar si modele pozitive për mënyrën se si duhet të funksionojnë klubet sportive.

Ndërkohë, ai dha detaje edhe rreth përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare, duke folur për përfitimet financiare dhe ndikimin që ky organizim mund të ketë për sportin dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Episodin e plotë me Fidan Shatrin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.