KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Më e mirë se e vitit 2016”, Jose Mourinho beson se Portugalia mund ta fitojë Kupën e Botës

“Më e mirë se e vitit 2016”, Jose Mourinho beson se Portugalia mund ta fitojë Kupën e Botës

Jose Mourinho beson se Portugalia ka gjithçka që i duhet për të luftuar për lavdi në Botërorin e kësaj vere.

Në një intervistë për revistën “Sport Week”, trajneri i Benficas lavdëroi gjeneratën aktuale portugeze dhe u shpreh i bindur se ajo mund të konkurrojë me favoritët e turneut.

“Portugalia është e aftë për gjithçka. Ata kanë një gjeneratë të jashtëzakonshme lojtarësh. Ne fituam Kampionatin Evropian në vitin 2016, por kjo gjeneratë është teknikisht më e mirë se ajo skuadër”, ka thënë Mourinho.

Trajneri me përvojë pranoi forcën e Brazilit dhe Argjentinës, por këmbënguli se edhe Portugalia duhet të konsiderohet pretendente serioze, sidomos pas fitimit të Ligës së Kombeve vitin e kaluar.

“Portugalia mund ta fitojë këtë Botëror”, shtoi ai.

Ndërkohë, Portugalia është në të njëjtin grup me Dr Kongon, Uzbekistanin dhe Kolumbinë, kurse sefte do t’ia bëjë më 17 qershor ndaj Kongos./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.