KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Fermin Lopez flet për mundësinë e largimit nga Barcelona

Fermin Lopez flet për mundësinë e largimit nga Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, ka hedhur poshtë mundësinë e një largimi këtë verë, pasi u kërkua shumë nga Chelsea vitin e kaluar.

Forma mbresëlënëse e 22-vjeçarit bëri që Barcelona t’ia zgjaste kontratën në janar deri në vitin 2031, duke i siguruar kështu të ardhmen afatgjatë.

Megjithatë, fjalët për të ardhmen e tij nuk janë ndalur asnjëherë dhe shumë shpesh është raportuar se Fermin mund të jetë i sakrifikuari i Barcelonës për të balancuar financat në klub.

Një gjë të tillë e ka mohuar vet ylli spanjoll, i cili e sheh të ardhmen te klubi nga Camp Nou, duke iu kërkuar tifozëve të qëndrojnë të qetë.

“Mendoj se të gjithë mund të qetësoheni. Këto gjëra ndodhën vitin e kaluar, gjithmonë ka thashetheme dhe gjëra të tilla që mund të dalin, por unë isha shumë i qetë sepse doja të isha te Barça. Gjithmonë e kam treguar këtë”, ka thënë fillimisht Fermin.

“Gjithmonë kam dashur të jem këtu, ka qenë ëndrra ime e jetës, dhe tani që jam këtu po përpiqem ta shijoj në maksimum dhe ta mbaj këtu për aq kohë sa të dëshirojë Zoti. E vërteta është se jam shumë i lumtur dhe shpresoj të mund të qëndroj këtu përgjithmonë”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.