KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Ke ardhur me dhez”, përplasje e ashpër mes Fjollës dhe Albës

“Ke ardhur me dhez”, përplasje e ashpër mes Fjollës dhe Albës

Tensionet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 kanë arritur një tjetër kulm, pasi një debat i ashpër ka shpërthyer mes Fjolla Morinës dhe Alba Pollozhanit.

Gjithçka nisi gjatë një bisede që shpejt u kthye në përballje direkte, ku Fjolla vuri në dyshim arsyen e pjesëmarrjes së Albës në këtë format.

Në një moment, ajo iu drejtua me tone të ashpra: “Për çka ke ardhur këtu, me dhez?”, deklaratë që nxiti reagimin e menjëhershëm të Albës.

Foto: Instagram

Alba nuk hezitoi të përgjigjej, duke u shprehur hapur për motivin e saj në lojë: “Normal që kam ardhur për çmimin”.

Kjo përgjigje duket se nuk e bindi Fjollën, e cila vazhdoi me akuza të tjera, duke ironizuar qëndrimin e saj në shtëpi.

“Bëhet kinse ka ardhur për lojë. Leji këto fore”.

Përplasja mes Fjollës dhe Albës pritet të ndikojë në dinamikat e mëtejshme brenda shtëpisë së BBVK 4, ndërsa publiku mbetet në pritje për të parë nëse ky konflikt do të thellohet apo do të pasohet nga sqarime mes dy banoreve në ditët në vijim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.