Ish-deputetja e grupit të LVV-së Albena Reshitaj ka dhënë disa detaje në lidhje me krisjen që ajo ka pasur me Donika Gërvallën.
Reshitaj në Debat Plus thotë se ajo refuzoi të marrë pjesë në “votimin antikushtetues” që ndodhi në ditën e parë të votimit për president, duke ftohur edhe raportet me Gërvallën.
“Kemi qenë para qeverisë së Republikës së Kosovës dhe unë i kam thënë se nuk marrë pjesë në një votim të tillë. Më ka thënë “mos u ndaj nga tufa”. Unë ia kam kthyer: nuk jam tufë, jam deputete dhe nuk dua me vetëdije ta shkeli Kushtetutën e Kosovës”, tregon Reshitaj.
Derisa Gërvalla përmes një mesazhi dërguar Ermal Pandurit live në Debat Plus tregon versionin e saj.
“Je mirë se nuk pot ë shohë në sallë. Mendoj se duhet te mbahesh në mend si deputete që zgjedhin president e jo që në momentin e fundit lëkundet duke çuar vendin në zgjedhje”, thuhet në mesazhin e Donika Gërvallës drejtuar Debat Plusit.
– YouTube youtu.be