Ola ka folur hapur për situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit në “Ferma VIP”, duke pranuar se reagimet e saj mund të kenë dhënë energji negative dhe duke theksuar se, nëse publiku e konsideron të gabuar, ajo nuk do të donte të qëndronte më gjatë në lojë.
E pyetur për atë që po ndodh dhe për mënyrën se si po e përjeton gjithë këtë, Ola u shpreh se do të zhgënjehej nëse do të mbahej brenda, në rast se ajo vërtet u ka transmetuar negativitet njerëzve.
“Nëse unë u kam dhënë energji negative njerëzve, do zhgënjehesha nëse do më mbanin. Dua që nga këtu të dalin figura të pastra e të japin një shembull. Unë nuk e kam bërë”, tha ajo.
– YouTube youtu.be
Ola shtoi se e ka çuar veten në një pikë ku tashmë gjykohet nga publiku, ndërsa ndjen se nuk ka më si t’u përgjigjet komenteve dhe vlerësimeve që po i bëhen. Sipas saj, kur gabon, pasojat i ndjen menjëherë.
“E kam çuar veten në atë pikë që të më gjykojnë dhe nuk mund t’u kthej përgjigje. Kur bën keq, të vret”, u shpreh Ola. Ndërkohë, fermerët kanë dhënë edhe mendimet e tyre për situatën e krijuar të hënën, duke e komentuar me tone të ndryshme, por kryesisht me qasje reflektuese.
Sara tha se e ka përjetuar rëndë atë që ndodhi dhe se e ka shprehur hapur mërzinë e saj, duke theksuar se Ola ka vlera dhe mund t’i shprehë ndryshe ato. “Jam ndjerë shumë keq dhe e kam shprehur. Nuk jam ndjerë mirë për situatën. Ola ka shumë vlera dhe mund t’i shpreh”, tha Sara.
Edhe Soni u shpreh se Ola vetë e ka kuptuar se reagimi i saj ishte i gabuar, ndërsa shtoi se pesha e situatës bëhet edhe më e madhe kur përfshihet familja. “Edhe vetë e ka kuptuar që ishte një reagim i gabuar. E rëndon përballja me situatën dhe me familjen”, deklaroi Soni.
Nga ana tjetër, Moza tha se po pret vendimin e publikut, ndërsa la të kuptohet se nëse Ola qëndron në fermë, do të shohë mundësinë për të folur me të — por nëse nuk krijohet hapësirë, do ta shmangë.
“Po pres vendimin e publikut dhe nëse qëndron do shoh mundësinë për të folur. Nëse nuk krijohet, do e shmang”, u shpreh Moza.
Situata mbetet tashmë në duart e publikut, ndërsa pritet të shihet se si do të reflektohet kjo ngjarje në vazhdimësinë e lojës dhe në marrëdhëniet brenda fermës. /Telegrafi/