KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aeroplani gjigant zbarkoi në Prishtinë, deklarohen nga Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë

Aeroplani gjigant zbarkoi në Prishtinë, deklarohen nga Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë

Një avion i tipit Antonov An-124 është parë ditën e 6 majit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, forcat e armatosura të të cilit vend përdorin shërbimin e transportit të kompanisë së Antonovit për të marrë më shumë informacione rreth zbarkimit të tij në Kosovë.

Një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë tha se ‘kapacitetet e Antonov Logistics janë të nevojshme në parim për dislokimin dhe furnizimin pasues të forcave gjermane në kuadër të mbrojtjes kombëtare dhe të aleancës, në kuadër të menaxhimit ndërkombëtar të krizave’.

“Kapacitetet e Antonov Logistics SALIS GmbH parimisht jane te nevojshme për dislokimin dhe furnizime pasues të forcave gjermane në kuadër të mbrojtjes kombëtare dhe të aleancës, dhe në kuadër të menaxhimit ndërkombëtar të krizave (IKM – Bundeswehri në misione jashtë vendit), si dhe të menaxhimit kombëtar të rrezikut dhe krizave (NatRKM – përgatitja kombëtare ndaj krizave)”, tha ky zëdhënës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.