KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vazhdojnë inspektimet e IQMT-së për verifikimin e njehsorëve elektrikë, 9 kontrolle në Gjilan e Mitrovicë

Vazhdojnë inspektimet e IQMT-së për verifikimin e njehsorëve elektrikë, 9 kontrolle në Gjilan e Mitrovicë

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Komisionin Ad Hoc të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka bërë të ditur se po vazhdon aksioni ditor për verifikimin e njehsorëve elektrikë, duke iu përgjigjur ankesave të paraqitura nga konsumatorët.

Sipas njoftimit, në kuadër të aksionit të sotëm, të mërkurën (06.05.2026), janë realizuar gjithsej nëntë inspektime në komunat Gjilan dhe Mitrovicë.

“Në kuadër të aksionit të sotëm (e mërkure, 06.05.2026), janë realizuar gjithsej 9 inspektime në komunat: Gjilan dhe Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

IQMT njofton se nga këto kontrolle, tri raste janë vendosur në procedurë të verifikimit në laboratorin e AMK-së, ndërsa për njehsorët e tjerë të tërhequr nga KEDS-i do të kërkohet që të dërgohen në laborator për verifikim.

“3 raste janë vendosur në procedurë të verifikimit në laboratorin e AMK-së, kurse për njehsorët tjerë të tërhequr nga KEDS-i, do të kërkohet sjellja e tyre në laborator për verifikim”, thuhet më tej.

Sipas IQMT-së, në bazë të rezultateve, devijimet në orë dhe datë do të përcillen në KESCO për kompensimin e konsumatorëve, ndërsa për njehsorët me afat të skaduar të vlefshmërisë do të vazhdohet me gjoba ndaj KEDS-it.

“Në bazë të rezultateve, devijimet në orë dhe datë do të përcillen në KESCO për kompensimin e konsumatorëve, kurse për çdo njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë, IQMT-ja do të vazhdojë shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it”, thuhet në njoftim.

IQMT ka ftuar qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi të mundshme lidhur me njehsorët elektrikë në numrin +383 (0) 46 311-000 (Viber) dhe në emailin konsumatori@rks-gov.net. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.