KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonia e Veriut ndër vendet me ajrin më të ndotur në vitin 2025

Maqedonia e Veriut ndër vendet me ajrin më të ndotur në vitin 2025

Italia ka një problem serioz mjedisor: përqendrimin më të lartë lokal të grimcave të rrezikshme PM2.5 në Evropë. Sipas raportit të fundit nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) mbi cilësinë e ajrit, deri në 20 përqind e stacioneve matëse në Evropë regjistruan nivele ndotjeje mbi standardet aktuale të BE-së, njofton “Euronews”.

Në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2025, vlerat më të larta mesatare vjetore u regjistruan në jug të Italisë.

Përveç Italisë, gjatë së njëjtës periudhë, vlerat kufitare u tejkaluan në rajonet e tetë vendeve të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Poloninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Rumaninë dhe Turqinë.

Një shifër e habitshme u regjistrua në Danimarkë, ku u mat 95 µg/m³ në një vend në Kopenhagen. Disa nga përqendrimet më të larta në Evropë u regjistruan në Sarajevë dhe zonat industriale të Maqedonisë.

Ballkani dhe Evropa Lindore janë rajonet me shkallët më të larta të vdekshmërisë për 100.000 banorë të lidhura me ekspozimin afatgjatë ndaj grimcave PM2.5. Ndër vendet më të prekura janë Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe Rumania./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.