KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rrustemi: Abdixhiku e kishte ekzistenciale dështimin e zgjedhjes së presidentit

Rrustemi: Abdixhiku e kishte ekzistenciale dështimin e zgjedhjes së presidentit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka akuzuar kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, se ka pasur interes të drejtpërdrejtë politik që vendi të mos zgjedhë presidentin dhe të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në Debat Plus, Rrustemi tha se për Abdixhikun ka qenë “fundamentale” që të mos arrihet zgjedhja e presidentit, madje sipas tij, edhe më e rëndësishme ka qenë që të mos ketë kandidim të Vjosa Osmani.

“Nëse ka një individ në skenën politike që e ka pas tepër fundamentale, për fatin e tij politik, që mos me pas zgjedhje të presidentit e aq më tepër të zonjës Osmani. Që vendi të shkojë në zgjedhje ka qenë zoti Abdixhiku.

Zoti Abdixhiku e ka pas ekzistenciale që mos me pas zgjedhje të presidentit, që vendi të shkojë në zgjedhje. Dhe mundësisht mos me pas kandidim të zonjës Osmani. Se e ka pas për nevojën e sotme që e ka ndërtuar raportin. Zoti Abdixhiku ka dashtë me dal pikërisht në ditën e sotme, në datën e sotme”, ka thënë Rrustemi./rtvd/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.