Mazda po vazhdon zgjerimin e gamës së saj tashmë të madhe të SUV-ve, dhe një regjistrim i ri marke tregon se mund të ketë edhe modele të tjera në të ardhmen.
Kompania ka regjistruar emrin CX-40 në Zyrën Amerikane të Patentave, gjë që sugjeron një crossover të ri që do të pozicionohet mes CX-30 dhe CX-5/CX-50.
Detajet ende nuk janë konfirmuar, por CX-40 mund të ketë një dizajn më të veçantë, ndoshta në stil “SUV coupe”, ngjashëm me CX-4 që Mazda e kishte në Kinë.
Po ashtu, Mazda është lidhur edhe me emrat CX-10 dhe CX-20, që tregojnë për plane edhe më të gjera.
CX-10 mund të jetë një SUV shumë i vogël për segmentin bazë të tregut, ndërsa CX-20 pritet të zëvendësojë modelin më të vjetër CX-3.
Nëse këto modele dalin në prodhim, gama e SUV-ve të Mazda-s do të bëhet edhe më e ndarë sipas segmenteve, duke mbuluar pothuajse çdo madhësi të mundshme.
Megjithatë, ende nuk dihen platforma, motorët apo data e saktë e lansimit. /Telegrafi/