Një gazetar e pyeti Pete Hegseth nëse Donald Trump ka “kapituluar” ndaj kërkesës së tij për dorëzimin pa kushte të Iranit, duke lexuar një nga postimet e presidentit amerikan në mediat sociale nga fillimi i luftës.
Gazetari pyeti konkretisht për mesazhin e Trump, që në fillim, që populli iranian të ngrihet për të marrë përsipër qeverinë e tij, transmeotn Telegrafi.
“Presidenti nuk ka kapitulluar ndaj asgjëje. Ai mban letrat, ne mbajmë dorën e sipërme, dhe Operacioni Liria vetëm sa e forcon atë dorë”, tha Hegseth në përgjigje.
“Në fund të fundit, ai ka qenë gjithashtu i qartë se ne nuk do ta përziejmë këtë në ndonjë projekt ndërtimi kombi. Objektivat tona janë të qarta”, shtoi ai.
I pyetur nga një gazetar tjetër nëse administrata Trump do të kërkonte miratim nga Kongresi për ndonjë operacion të mëtejshëm ushtarak, Hegseth thotë se “me armëpushimin, ora ndalet”.
“Nëse do të rifillonte, ky do të ishte vendimi i presidentit”, tha ai.
“Presidenti ruan mundësinë dhe më shumë aftësi sesa kishim ne në fillim të kësaj për të rinisur operacione të mëdha luftarake nëse është e nevojshme. Nëse Irani nuk është i gatshëm të ndjekë anën e tij të marrëveshjes ose të bëjë një marrëveshje, atëherë departamenti i luftës është i pozicionuar, i sigurt, i mbushur plot dhe gati për të filluar”, theksoi për fund Hegseth. /Telegrafi/