KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Xheneta kritikon lojën e Ibros: Fjalët e tua nuk kanë pasur peshë

Xheneta kritikon lojën e Ibros: Fjalët e tua nuk kanë pasur peshë

Ibro Deli ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Big Talk, pak pas eliminimit të tij nga Big Brother VIP Kosova 4, për të folur rreth eksperiencës së tij në shtëpi dhe arsyet që çuan në largimin e tij.

Gjatë intervistës, diskutimi u fokusua tek situatat dhe vendimet që, sipas banorëve dhe publikut, ndikuan në vendimin për ta eliminuar nga gara.

Një nga momentet më të tensionuara ishte debati me opinionisten e Big Talk Xhenetën, e cila kritikoi Ibron për mënyrën se si ai trajton fjalën e dhënë.

BBVK/YouTube

Ajo theksoi se fjalët e tij nuk kishin peshë dhe nuk reflektonin gjithmonë vendosmërinë që pritej nga një pjesëmarrës.

Nga ana e tij, Ibro u mbrojt duke sqaruar se gjithmonë ka qëndruar pas asaj që ka thënë. “Unë i kam qëndruar fjalës, kur është kërkuar mendimi im, nuk më ka munguar kurrë fakti dhe argumenti”, tha ai, duke nënvizuar seriozitetin me të cilin i ka marrë angazhimet e tij brenda shtëpisë.

Xheneta u shpreh gjithashtu se problemi nuk qëndron tek aftësia e tij për të komunikuar, por tek fakti që ai nuk lufton mjaftueshëm për atë që thotë.

Për këtë, Ibro tha se nuk dëshironte të bëhej tepër i zhurmshëm duke përsëritur të njëjtat gjëra shumë herë.

“Bëhesh shumë zhurmues nëse e përsërit shumë herë, nuk kam dashur të përsëritëm”, shtoi ai, duke sqaruar qasjen e tij të matur dhe të balancuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Intervista e sotme ofroi një pasqyrë më të qartë mbi perceptimet e ndryshme të banorëve dhe të publikut dhe zbuloi mendimet e Ibros mbi mënyrën se si ai ka përjetuar garën dhe ndikimin e vendimeve të tij gjatë Big Brother VIP Kosova 4. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.