KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Kosova ka të drejtë me ndërru ligjin”: Gruda citon vendimin e Hagës që, sipas tij, i jep të drejtë PDK-së rreth ligjit për Specialen

“Kosova ka të drejtë me ndërru ligjin”: Gruda citon vendimin e Hagës që, sipas tij, i jep të drejtë PDK-së rreth ligjit për Specialen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka mbrojtur ndryshimet ligjore që kufizojnë juridiksionin e Gjykatës Speciale, duke argumentuar se Kosova ka të drejtë ta ndryshojë ligjin pa miratimin e Bashkimit Evropian.

Në TVDukagjini, Gruda ka paraqitur dy argumente për nismën e PDK-së: deklaratën e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe një vendim të vitit 2022 të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në Hagë.

Sipas tij, mungesa e miratimit nga BE-ja nuk përbën pengesë për vlefshmërinë e ndryshimeve ligjore, të cilat Kuvendi i Kosovës i miratoi më 7 tetor.

“Ne e dimë çka mendon BE-ja për këtë ligj, por ne e kemi dëgju presidenten e Komisionit Evropian duke thënë deklaratë publike që është e drejtë e Kosovës me ndërru ligjin, dhe e kemi ndërru. Mungesa e këtij kriteri nuk e rrëzon ligjin, sepse nuk është me marrë aprovimin e BE-së. Kjo sa i përket konsultimit”, ka deklaruar Gruda.

Deputeti i PDK-së iu referua qëndrimit të Von der Leyenit gjatë vizitës së saj në Prishtinë, më 1 tetor.

Presidentja e Komisionit Evropian kishte deklaruar se vendimi për ndryshimin ose jo të ligjit i takon Kosovës, duke theksuar njëkohësisht domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë së gjyqësorit.

Megjithatë, pas miratimit të ndryshimeve, më 8 tetor, Bashkimi Evropian doli me një qëndrim tjetër, më të prerë. Në deklaratën zyrtare të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm thuhet se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Brukseli kërkoi respektimin e mandatit dhe pavarësisë së Dhomave të Specializuara, si dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës.

Por argumenti tjetër i Grudës lidhet drejtpërdrejt me vendimmarrjen e vetë Gjykatës Speciale.

Ai argumentoi se Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, në një vendim të vitit 2022, ka përcaktuar se juridiksioni i Speciales buron nga ligji i miratuar prej Kuvendit të Kosovës.

“Kosova ka të drejtë me ndërru ligjin, sepse kështu ka vendos edhe Dhoma Kushtetuese në Hagë. Dhoma Kushtetuese në Hagë ka përcaktuar që Kosova me ndërru ligjin”, ka thënë ai.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.