KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Rruga “Ilaz Kodra” në Dardani kthehet sërish në njëkahëshe

Rruga “Ilaz Kodra” në Dardani kthehet sërish në njëkahëshe

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot, më 4 maj 2026, është bërë ndryshimi i qarkullimit të mjeteve motorike në rrugën “Ilaz Kodra”, në lagjen Dardania.

Sipas njoftimit, ndryshimi është bërë bazuar në vendimin e Kryetarit të Kryeqytetit dhe rruga është kthyer në gjendjen e mëparshme të qarkullimit, pas përfundimit të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë.

Komuna ka bërë të ditur se rruga “Ilaz Kodra” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke nisur nga kryqëzimi me rrugën “Sali Çeku”, në drejtim të rrugëve “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini”.

Ndërkaq, rrugët “28 Nëntori” dhe “Ise Boletini” do të vazhdojnë të jenë me dy kahje të qarkullimit.

Sipas Komunës, këto ndryshime janë ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së trafikut dhe rritjes së sigurisë në këtë zonë.

Komuna ka apeluar te qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë sinjalistikën e re rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.