KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Duam të vdesim për Michael Carrick në fushë” – heroi i Man Utd ndaj Liverpoolit flet për besimin e trajnerit

“Duam të vdesim për Michael Carrick në fushë” – heroi i Man Utd ndaj Liverpoolit flet për besimin e trajnerit

Mesfushori i Manchester United, Kobbie Mainoo, e ka vlerësuar trajnerin e përkohshëm Michael Carrick dhe bashkëlojtarët pas fitores dramatike 3-2 ndaj Liverpoolit, rezultat që i siguroi “Djajve të Kuq” kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Mainoo, i cili shënoi golin vendimtar të fitores, theksoi ndryshimin e madh që ka pësuar skuadra nën drejtimin e Carrick.

“Të rikthehemi në këtë mënyrë është meritë e lojtarëve dhe e trajnerit. Tani po shohim vetëm përpara dhe ende duhet ta mbyllim sezonin fuqishëm. Duam të vazhdojmë të fitojmë e të fitojmë”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për periudhën e vështirë personale, duke treguar se mungesa nga fusha nuk ka qenë e lehtë, por nuk është dorëzuar.

“Është e vështirë kur nuk luan futboll, por unë vazhdova të punoja fort. Michael erdhi dhe na dha sërish besim të gjithëve, jo vetëm mua. Ne duam të luftojmë për të dhe duam të vdesim për të në fushë”, deklaroi Mainoo.

Carrick po merr gjithnjë e më shumë merita për rikthimin e besimit dhe stabilitetit te Manchester United në javët e fundit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.