KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pas Cole Palmer, Chelsea kontakton edhe një tjetër yll të Man Cityt

Pas Cole Palmer, Chelsea kontakton edhe një tjetër yll të Man Cityt

Chelsea po vazhdon të kërkojë përforcime në mbrojtje dhe në listën e objektivave të verës ka hyrë edhe qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Abdukodir Khusanov.

Sipas gazetarit Aaron Ramiro, “Blutë” tashmë kanë vendosur kontakt me përfaqësuesit e 22-vjeçarit, duke diskutuar mundësinë e një transferimi gjatë afatit kalimtar të verës.

Raportimi shton se reprezentuesi i Uzbekistanit është një nga disa opsione që Chelsea po i shqyrton për ta forcuar repartin defensiv, teksa klubi londinez synon të rrisë konkurrencën dhe cilësinë në prapavijë.

Khusanov iu bashkua Manchester Cityt në janar të vitit 2025, pas një transferimi nga Lens, i cili i kushtoi kampionit anglez rreth 40 milionë euro.

Në sezonin aktual 2025/26 të Ligës Premier, mbrojtësi ka zhvilluar 18 paraqitje, duke grumbulluar 1,159 minuta në fushë dhe duke e konfirmuar veten si një talent në rritje në futbollin anglez./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.