KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Jessica Alba feston ditëlindjen në Miami, momente romantike me Danny Ramirez

Jessica Alba feston ditëlindjen në Miami, momente romantike me Danny Ramirez

Jessica Alba, 45 vjeçe, ka festuar ditëlindjen e saj në Miami, ku ka kaluar disa ditë pushimi në shoqërinë e partnerit të saj Danny Ramirez, 33 vjeç.

Çifti është parë shumë i afërt gjatë darkave dhe daljeve publike në qytetin amerikan.

Gjatë një darke në një restorant luksoz, dyshja janë shfaqur të pandarë, duke shkëmbyer momente afërsie dhe duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, shkruan DailyMail.

Alba ka shkëlqyer me paraqitjen e saj elegante, ndërsa Ramirez është parë vazhdimisht pranë saj gjatë festimeve.

Në kuadër të ditëlindjes, aktorja ka organizuar edhe një darkë me miq, ku nuk kanë munguar as urimet dhe momentet festive, përfshirë edhe një tortë ditëlindjeje.

Alba dhe Ramirez janë bërë publikisht çift vitin e kaluar dhe që atëherë janë shfaqur disa herë së bashku në evente të ndryshme, duke e bërë lidhjen e tyre gjithnjë e më të komentuar në media. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.