KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Operacion antidrogë në Elbasan – shoqërohen 26 persona, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Operacion antidrogë në Elbasan – shoqërohen 26 persona, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me dy ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

Aksioni po zhvillohet paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Përrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe në bashki të tjera përreth.

Burime jo zyrtare nga terreni bëjnë me dije për Top Channel se kontrollet janë të shumta dhe të përqendruara në objekte të dyshuara për aktivitet të paligjshëm.

Siç bën me dije Tch gjatë operacionit janë shoqëruar 26 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Sakaq, janë sekuestruar edhe 8 kg kanabis dhe 100 gr kokainë.

Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në orët në vijim Policia e Shtetit të japë një njoftim zyrtar me detaje të plota mbi rezultatet dhe personat e përfshirë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.