KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Mickoski: Disa nga sindikatat që sot protestojnë ishin me mua në konferencë kur arritëm marrëveshje për paga më të larta

Mickoski: Disa nga sindikatat që sot protestojnë ishin me mua në konferencë kur arritëm marrëveshje për paga më të larta

Disa nga sindikatat që sot protestojnë ishin me mua në konferenca për shtyp kur së bashku arritëm marrëveshje për të drejta më të mëdha të të punësuarve dhe paga më të larta, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Ai e klasifikoi protestën e sotme në grupin e, siç tha ai, protestave tradicionale të 1 Majit që sindikatat duhet të zhvillojnë.

“E klasifikoj protestën e tyre të sotme në grupin e protestave tradicionale të 1 Majit që, rastësisht, duhet t’i bëjnë edhe sindikatat.

Është e drejtë e çdo qytetari të protestojë dhe të luftojë për më shumë të drejta. Ne jemi një shtet demokratik, kjo është një qeveri demokratike, kështu që ne e respektojmë këtë të drejtë”, theksoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske pasi vendosi gurthemelin e një garazhi shumëkatësh pas Tregut të Qytetit në Ohër.

Mickoski, i cili është për vizitë në Komunën e Ohrit, do të inspektojë aktivitetet ndërtimore në sheshin “Te Çiinari”, si dhe projektin për stacionin e pompimit “Metropol”. Ai shoqërohet nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.