KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

E veshur në të bardha, Olta Gixhari shkëlqen në Madrid

E veshur në të bardha, Olta Gixhari shkëlqen në Madrid

Një nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, Olta Gixhari, ka tërhequr sërish vëmendjen me një paraqitje plot stil dhe vetëbesim në Madrid.

E veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, me prerje të theksuar në bel dhe një dekolte elegante, Olta ka arritur të krijojë një dukje që ndërthur feminilitetin me guximin modern.

Fustani, me fund të valëzuar dhe material të lehtë, i jep freski pamjes së saj, ndërsa thekson linjat trupore.

Olta Gixhari/Instagram

Kombinimi me taka të larta klasike dhe një çantë të vogël krahu e kompleton paraqitjen, duke e bërë atë ideale për një dalje urbane në mbrëmje.

Flokët e lëshuara natyrshëm dhe grimi natyral, i japin një elegancë shumë të rafinuar.

Ajo që bie në sy është edhe mënyra se si Olta pozon me vetëbesim në mes të rrugës, mes dritave të qytetit dhe reklamave gjigante që krijojnë një sfond modern e dinamik. /Telegrafi/

Olta Gixhari/Instagram

Olta Gixhari/Instagram


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.