KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Osmani: Deputetja e VLEN-it dëshmoi mos njohje bazike, numrat në letërnjoftime janë numra serial të kompanisë në Gjermani

Osmani: Deputetja e VLEN-it dëshmoi mos njohje bazike, numrat në letërnjoftime janë numra serial të kompanisë në Gjermani

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka kundërshtuar pohimet e deputetes së VLEN-it, Mimoza Musa lidhur me caktimin e përkatësisë etnike në letërnjoftime.

Osmani tha se deputetja Musa shihet se nuk ka njohuri bazike dhe se me letërnjoftime nuk mund të identifikohet përkatësia etnike.
“Ajo tha se kinse në letërnjoftim paska shkronjë të veçantë nëse janë shqiptarë apo maqedonas, shikoni çfarë mosnjohje bazike.

Ato numra janë numra serial të kompanisë në Gjermani kur i bënë dokumentet një gjuhëshe, dy gjuhëshe apo tre gjuhëshe, varësisht sa gjuhë është dokumenti, ato i ndajnë me një kuti dhe atë kuti e regjistrojnë me një numër serial. Ajo nuk domethënë se shqiptarë janë vetëm ato që kanë dokument dygjuhësh, kanë shumë që nuk e kanë marrë në dy gjuhë.

Gjykata Kushtetuese kur e ka hequr balancuesin e ka shtuar një fjali që është arkivoli i Marrëveshjes së Ohrit. Thotë institucionet nuk kanë të drejtë që të identifikojnë qytetarët në baza etnike. E gjihtë Marrëvesja e Ohrit është e varur tek kjo fjali te përkatësia etnike, badenteri është bazë përkatësisë etnike të deputetëve, balancuesi në bazë të përkatësisë etnike, flamuri është 50% në bazë të përkatësisë etnike”, tha Osmani./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.