KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Mos bëni analiza pa arsye” – rekomandimet e kirurgut Arbër Morina në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

“Mos bëni analiza pa arsye” – rekomandimet e kirurgut Arbër Morina në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Bërja e analizave të gjakut është kthyer në një praktikë të shpeshtë për shumë qytetarë, por sipas kirurgut abdominal Arbër Morina, kjo shpesh bëhet pa nevojë dhe pa indikacion mjekësor.

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, ai theksoi se një person i shëndetshëm nuk ka pse të bëjë analiza në mënyrë të vazhdueshme, në mungesë të simptomave apo shqetësimeve konkrete.

“Një njeri i shëndoshë nuk ka nevojë me bo analiza… në Kosovë ekzagjerohet me çështjen e analizave”, u shpreh Morina.

Sipas tij, kjo prirje jo vetëm që krijon shpenzime të panevojshme për qytetarët, por mund të çojë edhe në keqinterpretime të rezultateve, duke shkaktuar shqetësim të panevojshëm apo trajtime të gabuara.

Ai thekson se analizat laboratorike duhet të bëhen vetëm kur ekzistojnë shenja klinike ose kur rekomandohen nga mjeku, si pjesë e një procesi të strukturuar diagnostikimi.

“Nuk duhet me u ngut me bo analiza laboratorike, në qoftë se nuk ka ankesa”, shtoi ai.

Morina paralajmëron se në shumë raste, pacientët kalojnë menjëherë në ekzaminime më të avancuara, duke anashkaluar hapat bazë të diagnostikimit, gjë që mund të çojë në humbje informacioni dhe vështirësi në vendosjen e diagnozës së saktë.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti”:


– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.