Tranzonspori do ta blejë përfundimisht sulmuesin Ernest Muçi sapo trajneri Fatih Tekke të jep “dritën jeshile”.
Muçi po kalon sezonin e karrierës që kur u largua nga Besiktasi, duke qenë arsyeja kryesore se pse Trabzonspori po lufton për një vend në Evropë.
Presidenti i Trabzonit Ertugrul Dogan ka konfirmuar për mediat turke se trajneri do ta ketë vendimin përfundimtar.
“Do të jetë vendim teknik. Nëse trajneri ynë thotë se Muçi duhet të qëndrojë në Trabzon, athëerë klubi do ta kryejë pjesën e tyre. Mendoj se rreth 7.5 milionë lira turke duhet të paguhen”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Besiktasi edhe ia ka lënë të hapur derën Muçit për një rikthim gjatë afatit kalimtar veror dhe kjo e tëra falë formës që po kalon lojtari.
Kujtojmë, numri 10 i Trabzonit këtë edicion ka kontribuar me 13 gola e tetë asistime në 37 paraqitje si dhe së fundmi u rikthye te Kombëtarja e Shqipërisë./Telegrafi/