KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pjesët e para pa gola në dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve

Pjesët e para pa gola në dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve

Janë mbyllur 45 minutat e para në dy takimet hapëse të xhiros së pestë në fazën e ligës të UEFA Champions League, ku rrjetat kanë mbetur të paprekura në të dyja sfidat.

Në duelin mes Galatasaray dhe Aston Villa që po luhet në “Rams Park”, skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultatin e bardhë 0-0. Pavarësisht përpjekjeve gjatë fraksionit të parë të lojës, asnjëra prej ekipeve nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Me të njëjtin rezultat, 0-0, është mbyllur edhe pjesa e parë në përballjen tjetër mes Bodø/Glimt dhe LASK. Edhe në këtë takim, mbrojtjet kanë triumfuar ndaj sulmeve në 45 minutat e para.

Mbetet të shihet nëse pjesa e dytë do të sjellë golat e parë dhe zhbllokimin e këtyre dy përballjeve të rëndësishme evropiane./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.