KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Minçev: Fokusi institucional mbetet në menaxhimin efikas dhe ulje të kontesteve administrative

Minçev: Fokusi institucional mbetet në menaxhimin efikas dhe ulje të kontesteve administrative

Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, foli në tryezën e rrumbullakët në temën “Menaxhim i mirë dhe sundim i drejtësisë: Parandalim i kontesteve të panevojshme administrative dhe fuqizim i zbatimit të vendimeve gjyqësore”, që u mbajt në organizim të Ministrisë së Administratës Publike në bashkëpunim me SIGMA/OECD.

Në fjalim, ministri Minçev ka theksuar se procedura administrative përfaqëson segment thelbësor në funksionimin e shtetit ligjor dhe në ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.

“Procedurat administrative janë vendi ku të drejtat realizohen dhe ku ndërtohet besimi në institucione, për këtë fokusi ynë mbetet zbatimi i tyre i plotë dhe dinjitoz”, theksoi Minçev.

Tryeza e rrumbullakët kishte për qëllim t’i prezantojë gjetjet nga analiza më e re e SIGMA/OECD, të mundësojë shkëmbim të përvojave me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe rajonit, si dhe të hapë diskutim për ulje të kontesteve të panevojshme administrative dhe përmirësim të zbatimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Minçevi informoi se Ministria e Administratës Publike vazhdon me aktivitete për zbatim më të mirë të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, përmes mbikëqyrjes së përforcuar, koordinimit dhe mjeteve praktike, me theks në digjitalizim dhe edukim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.