KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

VLEN: Pas 24 vitesh pritje, Ligji për përfaqësim të drejtë po bëhet realitet

VLEN: Pas 24 vitesh pritje, Ligji për përfaqësim të drejtë po bëhet realitet

Koalicioni VLEN ka përshëndetur opinionin pozitiv të Komisionit të Venecias për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, të prezantuar nga zëvendëskryeministri Arben Fetai, duke i dhënë dritë jeshile procesit që mbyll një pritje 24-vjeçare.

Sipas tyre, ky ligj është dëshmi se kur ka vullnet politik, parimi i përfaqësimit të drejtë nuk mbetet në fjalë, por shndërrohet në ligj.

“Përfaqësimi i drejtë po ecën përpara, i bazuar në standarde evropiane dhe në parimin e meritokracisë. VLEN është i vendosur që kjo çështje të mos mbetet më peng i lojërave politike, por të marrë zgjidhje të plotë ligjore, për një administratë publike profesionale, funksionale dhe inkluzive për të gjitha komunitetet. Për 24 vite kjo çështje është përdorur dhe stërpërdorur për retorikë dhe kalkulime politike, pa u kthyer kurrë në zgjidhje ligjore. Sot, VLEN po e mbyll këtë kapitull duke e shndërruar përfaqësimin e drejtë në LIGJ”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.