KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Opta përditëson shanset për fituesit e mundshëm të Ligës së Kampionëve

Opta përditëson shanset për fituesit e mundshëm të Ligës së Kampionëve

Superkompjuteri i Opta-s ka rishkruar skenarin e Ligës së Kampionëve, ku tashmë kanë ndryshuar përqindjet për fituesit e mundshëm të trofeut këtë edicion.

Gara për trofeun më të madh evropian po hyn në fazën vendimtare pasi tashmë janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale, ku Paris Saint-Germain ka fituar 5-4 ndaj Bayern Munichut dhe Atletico Madridi ka luajtur baras 1-1 me Arsenalin.

Sipas superkompjuterit të faqes së statistikave Opta, balanca e forcave ka pësuar një kthesë të fortë. Arsenali shihet aktualisht si favoriti kryesor për ta fituar trofeun, me rreth 34.9% shanse për triumf.

Menjëherë pas tyre vjen Paris Saint-Germain, që mban mbi 32% mundësi për të ngritur trofeun lartë, duke konfirmuar formën dhe rrugëtimin e fortë deri në këtë fazë.

Ndërkohë, Bayern Munichu mbetet një kërcënim serioz me mbi 22% shanse për të fituar, falë përvojës dhe ADN-së fituese në këtë garë.

Në garë mbetet edhe Atletico Madridi, që megjithëse me më pak probabilitet – rreth 10%, vazhdon të konsiderohet një kundërshtar i rrezikshëm që mund të surprizojë në çdo moment.

Arsenali dhe PSG duken më të avantazhuara për të prekur finalen, ndërsa Bayern dhe Atletico kërkojnë përmbysjen e parashikimeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.