KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërron jetë një punëtor në Gjakovë, mbeti i bllokuar nën kamion

Ndërron jetë një punëtor në Gjakovë, mbeti i bllokuar nën kamion

Një punëtor ka ndërruar jetë sot rreth orës 09:55 pasi shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur ku si pasojë e kësaj lëvizjeje, punëtori mbeti i bllokuar nën të në fshatin Meqë të Gjakovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, rreth orës 09:55, kemi pranuar informatën për një incident në fshatin Meqë.Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se gjatë procesit të punës, shoferi i një mjeti transportues (kamion) ka humbur kontrollin mbi mjetin, me ç’rast kamioni ka rrëshqitur. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, një punëtor(mashkull i moshës madhore) i cili ndodhej në afërsi të mjetit, ka mbetur i bllokuar nën të. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë. Pas intervenimit, mjeku përgjegjës ka konstatuar se personi i zënë nën mjet ka ndërruar jetë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas saj, lidhur me rastin po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm nga Policia për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.