KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Arne Slot për dramën e Salah: Do të preferoja patjetër të shmangia një cirk mediatik

Arne Slot për dramën e Salah: Do të preferoja patjetër të shmangia një cirk mediatik

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot është i kujdesshëm ndaj reagimit të mediave të shtunën, ndërsa ata përgatiten të përballen me Brighton në Ligën Premier.

Liverpooli është nën presionin e largimit të Mohamed Salah, pasi ai kritikoi publikisht klubin dhe trajnerin.

Megjithatë, pas një takimi mes tij dhe trajneri Slot, ky i fundit ka vendosur ta rikthej në skuadër për ndeshjen ndaj Brighton.

Holandezi nuk dëshiron cirk mediatik në kurriz të situatës së Salah me klubin nga Anfield.

“Nëse mundem, dhe është gjithashtu mirë për ekipin dhe për klubin, patjetër që do të preferoja të shmangia një cirk mediatik të shtunën”, ka thënë fillimisht Slot.

“Nuk mendoj se është cirk për mua. Por nëse është cirk, kjo nuk i ndihmon askujt. Kështu që përpiqesh ta shmangësh sa më gjatë që të mundesh”, përfundoi trajneri i Reds.

Ndryshe, Salah nuk luajti asnjë minutë në ndeshjet ndaj West Ham dhe Leeds United në Ligën Premier, luajti 45 minuta ndaj Sunderland dhe nuk u përfshi fare në skuadër për ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.