Një burrë i dehur ka kafshuar një qen policor K-9 gjatë një arrestimi në qytetin Florence, në Alabama të SHBA-së.
Departamenti i Policisë i Florences tha se ngjarja ndodhi teksa policia po kryente një kontroll për drogë.
Autoritetet thanë se burri nuk ishte pjesë e hetimit para se të përfshihej vetë në vendngjarje.
Policia tha se burri filloi të sillej në mënyrë agresive pasi iu kërkua të largohej nga rruga për shkak se po pengonte trafikun, pas çka oficerët e ndaluan atë.
– YouTube www.youtube.com
Pamjet nga kamera trupore e një polici tregojnë oficerët duke u përpjekur ta arrestojnë burrin, i cili kafshoi qenin K-9 pasi qeni e kafshoi gjatë arrestimit.
Burri u transportua në Qendrën Mjekësore të Veriut të Alabamës ku mori trajtim dhe më pas u dërgua në Qendrën e Paraburgimit të Qarkut Lauderdale. /AA/