KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Molliqaj: Në pesë vitet e fundit ka munguar opozita, PSD do të jetë alternativë e vërtetë

Molliqaj: Në pesë vitet e fundit ka munguar opozita, PSD do të jetë alternativë e vërtetë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka deklaruar se në Kosovë ka munguar një opozitë e mirëfilltë gjatë pesë viteve të fundit, duke akuzuar partitë aktuale opozitare se nuk po veprojnë si kundërpeshë ndaj pushtetit.

Përmes një deklarimi publik, Molliqaj tha se kryeministri Albin Kurti po synon rritjen e pushtetit të tij, ndërsa partitë opozitare, sipas tij, po kërkojnë vetëm më shumë pjesëmarrje në pushtet, në vend se ta sfidojnë atë me alternativa politike.

“Në pesë vitet e fundit, në Kosovë ka munguar një gjë: opozita. Kurti po lufton të rrisë pushtetin e vet. Partitë opozitare po kërkojnë më shumë hise në pushtet me të”, ka thënë Molliqaj.

Ai theksoi se është me rëndësi jetike që në Kuvendin e Kosovës të ekzistojë një opozitë reale, e cila nuk funksionon, siç u shpreh ai, me logjikën e pazareve politike.

Sipas tij, kjo alternativë duhet të përfaqësohet nga PSD-ja, të cilën e prezantoi si forcë që synon të ndërtojë një opozitë të vërtetë dhe jo pjesë të kalkulimeve për pushtet.

Molliqaj gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen PSD-së, duke e paraqitur partinë e tij si alternativë politike përballë, siç tha, mungesës së opozitës autentike në vend.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.