KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Franca bllokon rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Franca bllokon rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Mali i Zi ka shumë të ngjarë që deri në fund të vitit të mbyllë tre nga pesë kapitujt e pritur në negociatat me Bashkimin Evropian (BE), pasi përfaqësuesit e Francës në organet punuese të atij “Unioni” sot bllokuan “heqjen nga lista” të dy kapitujve – kapitullin 11 (Bujqësia dhe zhvillimi rural) dhe kapitullin 13 (Peshkimi).

Francezët u shprehën kështu në mbledhjen e Grupit Punues të Këshillit të BE-së (COELA), të mbajtur dje, mëson “Vijesti”.

Ndërkohë, ka përfunduar edhe mbledhja e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve anëtare (COREPER II), në të cilën u konfirmua kjo vendimmarrje.

Sipas informacioneve jozyrtare të “Vijesti”, përfaqësuesit e Francës kanë pohuar, ndër të tjera, se kapitujt 11 dhe 13 nuk janë gati për t’u mbyllur dhe se nuk janë mjaftueshëm të harmonizuar me rregullat e BE-së, pa dhënë arsye konkrete për këtë qëndrim.

Pas mbledhjes së COREPER II, çështja kalon në konferencën ndërqeveritare, pra në nivel ministror (ministrat e punëve të jashtme ose të çështjeve evropiane brenda Këshillit të BE-së për Çështje të Përgjithshme), ku pritet që përfundimisht të mbyllen tre kapituj – 3 (E drejta e themelimit të ndërmarrjeve dhe liria e ofrimit të shërbimeve), 4 (Liria e lëvizjes së kapitalit) dhe 6 (E drejta tregtare).

Edhe pse vendimi i Francës mund të ndryshohet në nivel ministror, gjasat që kjo të ndodhë janë shumë të vogla.

Negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi në BE kanë nisur më 29 qershor 2012. Që atëherë, Podgorica ka hapur të gjithë kapitujt (33) dhe ka mbyllur përkohësisht shtatë, prej të cilëve tre në fund të vitit të kaluar dhe një në qershor të këtij viti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.