KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti ua shpalos kërkesat senatorëve amerikanë: NATO-ja dhe Bondsteel-i në fokus

Kurti ua shpalos kërkesat senatorëve amerikanë: NATO-ja dhe Bondsteel-i në fokus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët ka diskutuar për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se senatorët e uruan për mandatin e ri qeverisës dhe zgjedhjen e presidentes së Kosovës.

Ai theksoi se Shaheen dhe Durbin kanë dhënë mbështetje të vazhdueshme për Kosovën dhe kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Kurti tha se nga senatorët kërkoi përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për shndërrimin e bazës ushtarake Bondsteel në bazë të përhershme.

Kryeministri foli edhe për situatën e sigurisë në vend, duke e cilësuar paqen si të qëndrueshme, por shprehu shqetësim për veprimet dhe deklaratat e Serbisë. Ai përmendi edhe raportet mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe Milan Radoiçiqit.

Në takim u diskutua gjithashtu për reformat në arsim, vettingun në drejtësi dhe krijimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kurti bëri të ditur se eksporti i shërbimeve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) është pesëfishuar gjatë pesë vjetëve të fundit dhe se ky sektor përbën aktualisht 6 për qind të Bruto Produktit Vendor.

Ai theksoi se ekonomia e Kosovës po rritet me mbi 4 për qind, ndërsa përmendi planet për investime në hekurudha, diga, industrinë e mbrojtjes dhe stadiumet sportive në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.