Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet se kanosi përmes rrjeteve sociale.
Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë.
“Prishtinë / 27.04.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale dyshohet se kishte kanosur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/