KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Bastisje në Reçicë të Madhe, dy persona dyshohen se organizuan treg të paligjshëm online

Bastisje në Reçicë të Madhe, dy persona dyshohen se organizuan treg të paligjshëm online

Departamenti i Krimit Kibernetik i Ministrisë së Punëve të Brendshme Brendshme, duke vepruar mbi informacionin e marrë fillimisht nga FBI, kreu hetim të përbashkët të koordinuar në lidhje me një treg të paligjshëm online të njohur si “OLVX”.

Sipas informacionit të dhënë, tregu online ishte aktiv që nga korriku i vitit 2023 dhe operonte përmes domeneve të shumta të internetit dhe përmbante një bazë të dhënash të detajuar të të dhënave personale të kompromentuara për regjistrimin e llogarive të klientëve dhe shitësve, me mbi 2,600 llogari përdoruesish dhe mbi 1,500 llogari shitësish të regjistruara. Vlera totale e shitjes së artikujve tejkalon 500,000 dollarë amerikanë.

“Si pjesë e procedurës, dhe bazuar në një urdhër gjykate të lëshuar nga Gjykata Themelore e Tetovës, u krye bastisje në territorin e Komunës së Tetovës, në fshatin Reçicë e Madhe, në ambientet e të dyshuarve A.E. (20) dhe A.I. (23) shtetas të RMV-së, për të cilët ka dyshime të arsyeshme se janë administratorë të tregut online të lartpërmendur. Gjatë kontrollit, ata u gjetën në vendngjarje duke kryer krim për të cilin dyshohen, dhe u sekuestruan kompjuterë desktop, laptopë dhe telefona, të cilët do të jenë objekt i analizave të mëtejshme mjeko-ligjore dhe do të shërbejnë si prova në procedurën penale, ndërsa personat u privuan nga liria”.

“Sektori i Krimit Kibernetik vazhdon të ndërmarrë masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit, me qëllim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe sigurimin e provave përkatëse, në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.