KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dasma e Taylor Swift me Travis Kelce afron, ndryshohet data e një eventi të madh për të shmangur përplasjen

Dasma e Taylor Swift me Travis Kelce afron, ndryshohet data e një eventi të madh për të shmangur përplasjen

Taylor Swift është parë duke kaluar një mbrëmje të qetë në New York, ku iu bashkua babai i saj Scott Swift dhe disa nga miqtë më të afërt për një darkë së bashku.

Këngëtarja 36-vjeçare u shoqërua nga mikja e saj e ngushtë Ashley Avignone, bashkëpunëtori Jack Antonoff dhe aktori Jerrod Carmichael, teksa grupi u pa duke u larguar nga Hoteli Jane.

Për këtë dalje, Swift zgjodhi një fustan midi me vija blu dhe të bardha, të kombinuar me sandale elegante dhe një çantë të vogël të verdhë, shkruan DailyMail.

Dalja e saj vjen në një periudhë kur po qarkullojnë lajme për dasmën e saj të ardhshme me Travis Kelce.

Sipas raportimeve, biznesmeni Michael Rubin ka shtyrë festën e tij tradicionale të 4 korrikut për të shmangur përplasjen me ceremoninë e çiftit, e cila pritet të mbahet në New York.

Ndërkohë, miqtë e afërt të Swift, përfshirë Selena Gomez dhe Gigi Hadid, thuhet se po përgatisin surpriza të veçanta për dasmën, përfshirë një video me momente të veçanta nga historia e çiftit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.