KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Çudit banori i Lazaratit: Në kohën e hashashit ishim punëtorë, tani u bëmë dembelë – iku rinia

Çudit banori i Lazaratit: Në kohën e hashashit ishim punëtorë, tani u bëmë dembelë – iku rinia

Një rrëfim i fortë, i pazakontë dhe plot akuza vjen nga vetë Lazarati, fshati që për vite u kthye në simbolin më të njohur të kultivimit të hashashit në Shqipëri.

Në emisionin “Njerëzit e Fshatit” të gazetarit Xhensil Shkëmbi, një prej banorëve të Lazaratit pranon hapur se kultivoi hashash, ashtu siç thotë se bënë shumë të tjerë, duke e justifikuar me varfërinë dhe pamundësinë për të siguruar jetesën me një pagë normale.

“Unë nuk e kam përdorur ta pi, për ta mbjellë e mbolla si gjithë të tjerët. E mbolla se isha hallexhi. Bëra atë shtëpi që futa kokën, se me rrogë shteti nuk e bëja dot,” – rrëfen ai.

Por deklarata bëhet edhe më tronditëse kur banori pretendon se kultivimi dhe transporti i hashashit nuk mund të funksiononin pa bashkëpunimin e Policisë së Shtetit në atë kohë.

“Ti e di që policia këtu u bë bajloz? Bashkëpunonte policia me banorët. Pa bashkëpunimin e policisë do dilje në asfalt të bëje transportin e mallit?” – deklaron ai, ndërsa përshkruan edhe skena të transportit masiv: “Mbush Iveko e poshtë e përpjetë…”

Sipas tij, përfitimi personal nga ajo periudhë ishte vetëm ndërtimi i një shtëpie, ndërsa “të mëdhenjtë” e vërtetë, sipas banorit, mbetën në hije.

Në të njëjtën linjë flet edhe kryeplaku i Lazaratit, i cili e cilëson atë periudhë si kohën më të fortë ekonomikisht për fshatin, pavarësisht paligjshmërisë.

“Koha e hashashit ishte kohë e artë. Negativ ligjërisht, por ekonomikisht shumë lart. U ndërtuan shtëpi, u blenë makina. I gjithë fshati punonte dhe këtu u punësuan rreth 5000 persona nga e gjithë Shqipëria,” – thotë ai.

Sipas kryeplakut, sot Lazarati përballet me një realitet krejt tjetër: largim masiv të të rinjve, emigracion dhe varfëri.

Dy rrëfimet, ai i banorit dhe ai i kryeplakut, rikthejnë në vëmendje një nga periudhat më të debatueshme të historisë moderne të Lazaratit, duke nxjerrë në pah kontrastin mes një “lulëzimi” ekonomik të jashtëligjshëm dhe realitetit të sotëm të një fshati që, sipas vetë banorëve, ka humbur gjallërinë e dikurshme.

Deklaratat mbeten pretendime personale, por ato hedhin dritë mbi një kapitull që vazhdon të ngjallë debat të fortë publik.

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.