KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Krenari dhe privilegj”, “Shera” flet për rekordin e golave te Prishtina dhe golin më të veçantë

“Krenari dhe privilegj”, “Shera” flet për rekordin e golave te Prishtina dhe golin më të veçantë

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-sulmuesi i njohur kosovar, Sheremet Isufi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Isufi ka folur gjithashtu edhe për rekordin e tij të golave të Prishtina, duke zbuluar po ashtu se cili ka qenë goli i tij më i veçantë me fanellën bardhëekaltër.

“Normal që bën të ndihem krenar, shumë madje, shumë krenar. Edhe pos asaj që është klubi me histori shumë të madhe, një ndër klubet më të mëdha në Kosovë, Prishtina, që janë Trepça, Vëllaznimi edhe këto normal”.

“Në atë kohë të luash në Prishtinë ka qenë goxha njëfarë privilegji i madh. Kështu që unë e kam pasur fatin të kaloj shumë mirë në atë kohë”.

“Kështu që i përshëndes të gjithë, edhe shokët me të cilët kam luajtur, gjithë kryesinë, kam kaluar shumë mirë”.

“Ka shumë gola të veçantë që kam shënuar, por do ta veçoja një në Gjilan kur kemi luajtur, kam shënuar në minutën e 90-të”, ka rrëfyer Iusif mes tjerash.

Episodin e plotë me Sheremet Isufin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.