Manchester City i është afruar edhe një tjetër trofeu, pra FA Cup. Skuadra e Pep Guardiolas fitoi me përmbysje ndaj Southampton për ta siguruar finalen e madhe.
“Qytetarët” ishin në disavantazh prej 0-1, megjithatë shënoi dy herë brenda katër minutave për 2-1.
Man City ishte larg skuadër më dominuese pavarësisht që pushoi disa nga lojtarët kryesorë, për të krijuar raste të shumta, ku iu mungoi finalizimi.
Southampton megjithatë i befasoi të gjithë kur Finn Azaz mori një pasim të bukur dhe me një goditje të saktë, e la portierin plotësisht të shtangur (79’).
Sidoqoftë, gëzimi i Southampton zgjati vetëm katër minuta. Jeremy Doku me një goditje, që u devijua nga mbrojtësi dhe përfundoi brenda portës së Peretz e barazoi rezultatin (83’).
Kurse, pesë minuta më vonë Nico me një supergol nga distanca u përkujdes për ta përmbysur rezultatin (88’).
Kësisoj, Man City kualifikohet në finalen e FA Cupit që zhvillohet më 16 maj, ndërsa aty do ta presë fituesin e gjysmëfinales tjetër Chelsea – Leeds Utd./Telegrafi/