KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Man Utd rivalizon Liverpoolin për transferimin e yllit të Tottenhamit

Man Utd rivalizon Liverpoolin për transferimin e yllit të Tottenhamit

Manchester United dhe Liverpool raportohet se po përgatiten për një “betejë” të fortë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Tottenham Hotspur, Micky van de Ven.

Pavarësisht vështirësive të Spurs këtë sezon, vlera e holandezit është rritur ndjeshëm, duke e bërë atë objektiv kryesor për të dy rivalët nga veriperëndimi i Anglisë.

Sipas The Athletic, Man United dhe Liverpool e kanë identifikuar Van de Ven si objektivin kryesor për repartin defansiv, në prag të një afati veror shumë të madh transferimesh.

“Djajtë e Kuq” po i japin përparësi afrimit të një qendërmbrojtësi cilësor me këmbë të majtë, për të krijuar konkurrencë për Lisandro Martinez, pas një sezoni ku dëmtimet e dëmtuan rëndë stabilitetin defanziv të United.

25-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e skautëve si në “Old Trafford” ashtu edhe në “Anfield”, falë shpejtësisë së jashtëzakonshme në rikuperim dhe aftësive teknike.

United thuhet se është i gatshëm të bëjë një investim të konsiderueshëm financiar për ta siguruar holandezin, pavarësisht nëse Tottenham arrin apo jo ta sigurojë qëndrimin në Ligën Premier për sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, Liverpool e sheh Van De Ven si pasardhësin ideal afatgjatë të Ibrahima Konate dhe si një partner të mundshëm për kapitenin e tij te Holanda, Virgil Van Dijk.

Mundësia për të luajtur krah Van Dijk konsiderohet si një argument i fortë bindës për “Të Kuqtë”, teksa klubi po hyn në një epokë të re rekrutimi nën drejtuesit aktualë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.