KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas pak vendimi për rastin e Banjskës, masa të shtuara të sigurisë në Pallatin e Drejtësisë

Pas pak vendimi për rastin e Banjskës, masa të shtuara të sigurisë në Pallatin e Drejtësisë

Gjykata Themelore e Prishtinës sot pritet të shpallë aktgjykimin ndaj tre të akuzuarve lidhur me sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.

Seanca për shpalljen e aktgjykimit është caktuar të fillojë në orën 15:00.

Ndërkaq, siç po raportohet njësi të shtuara policore janë vendosur sot në Pallati i Drejtësisë dhe kontrollet e sigurisë janë të rrepta si brenda, ashtu edhe jashtë objektit.

Masa të larta sigurie janë vendosur edhe para sallës ku pritet të mbahet seanca gjyqësore.

Policia ka shtuar praninë policore për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë këtij procesi të ndjeshëm, ndërsa pritet një interesim i madh i publikut dhe mediave për shpalljen e vendimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.