KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Amerikanët kërkojnë udhëheqësin e milicisë irakiane – ofrojnë 10 milionë dollarë për informacione

Amerikanët kërkojnë udhëheqësin e milicisë irakiane – ofrojnë 10 milionë dollarë për informacione

Shtetet e Bashkuara ofrojnë një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione rreth udhëheqësit të milicisë shiite irakiane Kata’ib Sayyid al-Shuhada (KSS), e cila mbështetet nga Irani.

Departamenti amerikan i Shtetit, përmes programit “Rewards for Justice” (Shpërblime për Drejtësi), e ka identifikuar udhëheqësin si Hashim Finyan Rahim al-Saraji, ndërsa grupin e tij e ka shpallur organizatë terroriste.

Në një njoftim në platformën X thuhet se “anëtarët e KSS kanë vrarë civilë irakianë dhe kanë sulmuar përfaqësitë diplomatike amerikane në Irak, si dhe bazat ushtarake dhe personelin amerikan në Irak dhe Siri”.

Ky veprim është pjesë e përgjigjes së SHBA-së dhe Izraelit ndaj intensifikimit të sulmeve nga rrjetet e milicive iraniane në Lindjen e Mesme kundër objektivave amerikane, izraelite dhe aleate.

Në këtë konflikt të ri, shpesh të fshehtë, Iraku është shndërruar në një nga fushëbetejat kryesore.

Milicitë në fjalë rekrutojnë kryesisht nga komuniteti shumicë shiit në Irak dhe veprojnë nën komandën e oficerëve të lartë të Gardës Revolucionare iraniane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.