KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tahiri vjen me portretin e Eliot Engel në Kuvend: Donim që këtë ditë ta shënonim me një vepër artistike

Tahiri vjen me portretin e Eliot Engel në Kuvend: Donim që këtë ditë ta shënonim me një vepër artistike

Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot një seancë solemne në shenjë nderimi për kongresmenin amerikan, Eliot Engel, i njohur për përkrahjen e tij të vazhdueshme për Kosovën dhe shqiptarët.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri sot u pa në ambientet e Kuvendit me portretin e Engel, i cili tha se është realizuar për dy ditë nga piktori kosovar Faton Kryeziu.

“Është portreti i mikut shqiptar, Eliot Engel ku ne si grup parlamentar e kemi porosit. E dini që seancën e ka iniciuar kryetari Ramush Haradinaj i cili ka pasur kontakt me të për dekada. E kemi dashur që këtë ditë ta shënojmë me një vepër artistike të Kosovës të piktorit, Faton Kryeziu i cili e ka realiziuar këtë për dy ditë”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.