KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nikolloski: Është hapur tender për përzgjedhjen e mbikëqyrësit për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

Nikolloski: Është hapur tender për përzgjedhjen e mbikëqyrësit për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

Tenderi për zgjedhjen e mbikëqyrësit për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë është shpallur, dhe në dhjetë ditët e ardhshme pritet të shpallet tenderi për zgjedhjen e realizuesit, pas së cilës gjatë verës do të fillojnë aktivitetet ndërtimore për segmentin nga Kriva Pallankë deri te tuneli i përbashkët. Këtë e njoftoi sot zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski para takimit të punës kushtuar aktiviteteve dhe planeve për projektet e Korridorit 8, i cili po mbahet në bashkëpunim me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup.

“Lidhur me tenderin për përzgjedhjen e mbikëqyrësit për fazën e tretë më të ndërlikuar të hekurudhës për në Bullgari, shpresoj që të aplikojnë sa më shumë kompani evropiane dhe botërore”, thotë Nikolloski.

Lidhur me tunelin e përbashkët, ai tha se gjërat po shkojnë mirë dhe se shpreson që aktivitetet të fillojnë atje së shpejti.

“Faza e dytë u zhvillua me një ritëm më të ngadaltë, tani po i kapërcejmë problemet edhe atje, të 16 tunelet janë shpuar tashmë dhe pres që diku në vitin 2028, të përfundojmë edhe fazën e dytë, segmentin nga Beljakovce në Kriva Pallankë. Faza e parë nga Kumanova në Beljakovce është tashmë në funksion”, tha ai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.