KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndërron jetë edhe një grua nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Ndërron jetë edhe një grua nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Edhe gruaja e cila mori lëndime nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi sot rreth orës 07:40 në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndërruar jetë rrugës për në QKUK.

Drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla në një prononcim për Telegrafin ka thënë se sot një grua ka ardhur pa shenja jete nga Spitali i Prizrenit.

“Është sjellë nga spitali i Prizrenit në Qendrën Emergjente pa shenja jete”, ka thënë Syla.

Ndërkaq, në këtë aksident në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë një grua, i cili aksident ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni.

“Sot, rreth orës 07:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 26-të ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet i rëndë transportues-kamion, me targa vendore dhe një veturë me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit drejtuesja e veturës ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.